WILLIAM GOLDING (1911 – 1993)
Shqipëroi Bajram Karabolli
Besoj se gratë janë të çmendura nëse pretendojnë të jenë njësoj si burrat. Ato, përherë, qëndrojnë më lart se burrat. Çdo gjë që t‘i japësh një gruaje, ajo do ta bëjë më të mirë. Nëse do t’i japësh spermë, ajo do të të japë një fëmijë. Nëse do t’i japësh një shtëpi, ajo do të të japë një vatër të ngrohtë. Nëse do t’i japësh ushqime, ajo do të të japë për të ngrënë. Nëse do t’i japësh një buzëqeshje, ajo do të të japë zemrën e saj. Ajo e zmadhon dhe e shumëfishon çdo gjë që i jep.

