Më 10 tetor 1947, plot 75 vite më parë u zhvillua gjyqi kundër Grupit të Deputetëve Opozitarë, dita që diktatura komuniste vrau në mënyrën më mizore pluralizmin dhe ëndërrën e shqiptarëve për ndërtimin e një shteti e shoqërie demokratike duke instaluar diktaturën e proletariatit në Shqipëri.
📍Diktatori Hoxha me metodat staliniste i bëri gjëmën pluralizmit, duke vrarë mendimin e lirë të elitës së intelektualëve, pasi nga Grupi i Deputetëve Opozitarë pjesa e madhe e tyre ishin të shkolluar në universitetet prendimore.
📍Ata u dënuan dhe u ekzekutuan pas një hetuesie me tortura çnjerëzore, për të vetmen arsye atë të mendimit ndryshe dhe bindjes për një shoqëri demokratike!
Në këtë gjygj u dënuan 16 deputetë dhe dhjetëra qytetarë e intelektualë shqiptarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si bashkëpunëtorë të tyre.
📍Në 10 Tetor 1947, nga 16 deputetët, tre u dënuan me varje, dhe 13 deputetë të tjerë u dënuan me pushkatim!
📍Pjesa tjetër u dënuan me 20 vjet burg,
dhe gjatë torturave në hetuesi vdiqën ose u vranë disa të tjerë!
📍Fatini zi i persekutimit dhe kalvarit të vuajtjeve nga rregjimi komunist i ndoqi edhe dhjetëra intelektualë, kundërshtarë të regjimit të cilët u dënuan me pushkatim, brgosje e internime të familjeve e njerëzve të tyre të afërm!
🔷Lavdi veprës e kujtimit të tyre prej qëndresëtarësh si intelektualë me vlera dhe me bindje e formim prendimorë e antikomunist!



