Një pyetje kjo direkte për këtë Qeveri.
Në vitin 2030 do të zhvillohet një EXPO ndërkombëtare shumë prestigjioze.
Ndër vendet kryesore kandidatë pritëse për këtë aktivitet të rëndësishëm është Italia….është edhe Arabia Saudite.
Vendimi do të merret me një votim të mbas disa muajsh.
Shqipëria në menyren më të natyrshme e racionale i premtoi Italisë, këtij partneri strategjik, se do të votojë për atë.
Por më tej siç duket fillojne të fryjnë erëra të tjera nga Lindja, edhe me dërgesa materiale joshëse për këtë rregjim.
Dhe sipas disa zërave te besueshëm Shqipëria si “skuth” po ndrron kursin e saj:
Ajo po bëhet gati të votojë për Arabinë Saudite në vend të Italisë.
Nqs kjo është e vërtetë, kemi të bëjmë me një veprim ndesh me interesat madhore të vendit tonë.
Në fakt kjo nuk mund të jetë e lidhur vetëm me “dërgesat ” lindore drejt Tiranës.
Këtu kemi të bëjmë dhe me një tjetër demostrim të devijimit të kursit Perëndimor të Shqipërisë drejt Lindjes.
Kemi të bëjmë me një hap të rrezikshëm largimi jo vetëm nga Italia, por dhe nga Europa e Perëndimi.
Kemi të bëjmë me një veprim, që kërkon të na largojë nga demokracia perëndimore, për të na çuar drejt Lindjes, aty ku ka vend për autokratët.
Kjo Qeveri duhet të sqarojë Parlamentin, ku unë do kërkoj shpjegime, opinionin tonë, si dhe partnerët europianë, në radhë të parë Italinë mike, për sa po ndodh.

