Gjykata ka revokuar masën për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, pas rreth pesë muajsh që ka qenë i ndaluar dhe hetuar.
Bllako u ndalua për çështjen e inceneratorëve.
Deputeti socialist gjithmonë ka pretenduar për pafajësinë e tij me argumentin se nuk ka qenë autoritet vendimmarrës në çështjen e shumëpërfolur të inceneratorëve.
Madje, Bllako, nuk priti vendimin e komisionit të mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, por deklaroi lënien e mandatit të deputetit dhe vënien e tij në funksion të drejtësisë.
Sot gjykata ka vendosur ndryshimin e masës për ish deputetin e Tiranës, duke e kaluar në “arrest shtëpie”, pasi ai kishte kërkuar disa herë lehtësimin e masës ekstreme ndaj tij, por edhe për arsye të tjera familjare.

