Ky është thelbi i falenderimit të deputetit Dashnor Sula ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ja çfarë shkruan ai në “Facebook”:
Faleminderit Z. Kryeministër sepse na shpëtove ne popullin nga faturat abuzive që do na vinin pas 1 Tetorit.
Këtë falenderim ta bëjmë ne pjesa e popullit të thjeshtë që jemi brenda 95% te popullsisë që nuk shpenzojmë më shumë se 800 kwh, por ama falenderimet më të shumta do i marrësh nga ajo pjesë e popullsisë për të cilën tashmë ti tregon dita- ditës që punon për to.
5% oligarki, për të cilët sot dëshmove mësa qartë që të kanë bërë presion ta heqësh nismën tënde që ti faturosh me shumë.
Përtej ironisë Rama nuk u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë mbi 800 kwh as se ka rënë kërkesa për energji, as edhe se njerëzit kanë filluar që tani të kursejnë, por u “zbyth” nga vendimi i tij edhe sepse i trembet protestave të qytetarëve.
Edi Rama e dinte shumë mirë që kur të vinin faturat do të përballej me reagimin e njerëzve të cilët në këtë gjendje të keqe ekonomike do tu shtohej edhe një barrë e madhe.
Argumentet e tjera, si ato që qytetarët kanë filluar të kursejnë që tani, janë përralla dhe tallje që kryeministri i bën njerëzve, si një njeri i papërgjegjshëm që e ka humbur totalisht lidhjen me realitetin ku ndodhet vendi.

