Deputeti demokrat, Xhelal Mziu, vazhdon të trajtojë veç problemeve ekonomike, ku është ekspert i fushës edhe problemet me shkollat dhe gjendjen e tyre.
Sigurisht që Mziu e njeh mirë edhe këtë fushë mbasi për tre mandate ka drejtuar bashkinë e Kamzës, një nga më të mëdhatë në vend.
Pjesën e parë të ditës ai ka trajtuar rastin e një shkolle në Maqellarë- Dibër, ku pushteti vendor i kishte vendosur emrin e gjyshit të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Tashmë ai ka zbritur në Paskuqan dhe ngre problemin specifik të gjimnazit “Gramoz Palushi”, por edhe për shkolla të tjera…
Ja postimi i plotë i tij:
📌 Gjimnazi “Gramoz Palushi” në rikonstruksion tani, shkolla 9 vjeçare dhe kopshti “Azem Hajdari” në Babrru në Paskuqan prishen, nxënësit e këtyre shkollave ecin deri në 15 km për të shkuar në shkollën “Bajram Curri” në Tiranë, apo ndonjë shkollë tjetër!
📌 Që nga tërmeti i vitit 2019 janë shembur ose rikonstruktuar pa asnjë arsye 20 objekte shkollore, për arsye korruptive me çmim 2-5 herë më shumë se ndërtimi i tyre 10 vite më parë të ndërtuara nga Banka Botërore, Këshilli i Europës apo Bashkia Kamëz.
🔴 Sot që flasim kemi 8 objekte shkollore më pak se në vitin 2019❗️
📌 Një ndër këto është shkolla Gramoz Palushi dhe Azem Hajdari e prishur para ca ditësh me pretekstin e tërmetit, dhe pse ka 3 vite që këto shkolla e kopshte frekuentoheshin nga mijëra nxënës!
📌 Rakip Suli nuk është dukur askund me investime e rindërtime për mirëqenien e banorëve të bashkisë, por tani që afati po i mbaron, po shemb shkolla e po arrnon ndonjë rrugë, apo po fut tuba për arsye korruptive në tokë…!
📌 Nxënësit e 9 vjeçares dhe të gjimnazit që vijnë nga zona e Paskuqan 1, Kodra e Kuqe, Babrru Shpat, Kodër Babrru, Fushë Kërçik dhe qendër Babrru tani duhet të bëjnë mësim në shkollën “Bajram Curri” apo shkolla të tjera duke ikur nëkëmb në Tiranë!
📌 Çdo ditë në shkollë iu duhet të ecin rreth 8 deri në 15 km në këmbë.
Bashkia Kamëz ende nuk ka vazhduar me punimet në gjimnazin “Gramoz Palushi” e shkollën “Azem Hajdar”, ata që vuajnë janë nxënësit e Paskuqanit❗️




