Fëmijët, prindërit ne si shoqëri e meritojmë një shpjegim, qoftë edhe i paarsyeshëm.
Fëmijëve, prindërve, ne si shoqëri meritojmë një shpjegim, qoftë të paarsyeshëm, qoftë edhe në stilin alla Rama, ” se kështu dua unë”:
Përse një kullë e ngritur e tëra pa leje nën hundën e qeverisë, i jepet mundësia me ligj të legalizohet, dhe një kopshti që ka zhvendosur hyrjen vetëm 5 m nga e mëparshme, në të njëjtën ndërtesë, në të njëjtin vendndodhje prej 2004, i quhet shkelje e rëndë ligjore dhe mbyllet?
Përse nje biznesmen e blen sipas çmimit të Ramës katin pa leje dhe një shkolle që zhvendoset brenda rregullave, njofton ministrinë e arsimit, por mbyllet se dërrasat duhet të jenë në te majtë jo në të djathtë?
Kush ka më shumë rëndësi një ndërtim pa leje, që legalizohet dhe i hapet mundësia të gjenerojë miliona, apo një vatër dije që nxjerr prej saj të ardhmen tonë me standardet më të larta, të njevlefshme me ato evropiane dhe botërore?
A meritojnë prindërit, fëmijët ne si shoqëri disa përgjigje, pa ja hedhur fajin pronarëve, adresës së munguar e të këtilla broçkullave.
Dhe një gjë të fundit mes shumë të tjerash: Kolegji Mehmet Akif, u penalizua se kishte ndërruar adresë dhe nuk kishte njoftuar MAS, apo nuk kishe plotësuar kushtet infrastrukturore, sikundër janë gjithë shkollat e Shqipërisë?
Ne presim se jemi mësuar, e ardhmja e fëmijët tanë jo

