Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri” ku si pasojë e të shtënave dyshohet se ka mbetur i plagosur një person.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia e Vlorës në lidhje me këtë ngjarje.
Ndërkohë ka reaguar dhe policia e Vlorës të cilët thonë se lajmi nuk është i vërtetë dhe ka qënë vetëm një telefonatë e rreme.Policia po punon të gjejë personin që ka kryer këtë telefonatë.

