Një video tronditëse po qarkullon në media dhe rrjete sociale, në të cilën tregohet një burrë rus duke i vënë vetes zjarrin për të mos u rekrutuar në luftën e Ukrainës.
Më pak se një javë pasi presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi “mobilizimin e pjesshëm” të deri në 300 mijë rezervistëve, gazeta ruse e lajmeve YA62 ndau pamjet e një burri në qytetin juglindor të Ryazanit duke u mbuluar nga flakët.
“Në stacionin e autobusëve në Ryazan, një burrë i vuri flakën vetes”, thuhej në postim, raporton nypost. “Ai bërtiti se nuk dëshironte të merrte pjesë në një operacion special në Ukrainë”. Pas shuarjes së flakëve, njeriu shihet duke u shoqëruar në ambulancë nga policia.
Një dëshmitar okular i tha YA62 se ai shpëtoi me lëndime të lehta, ndërsa revista Novaya Gazeta shkruante se ai kishte djegie në mbi 90 për qind të trupit.
Refuzimi deri në vetësakrifikim është nga aktet fundit në një seri protestash kundër mobilizimit, teksa mijëra rusë tentojnë të ikin në vendet kufitare.
Pushtimi i Ukrainës tani ka hyrë në muajin e tetë – ku janë shkaktuar mijëra viktima.

