I ashpër deputeti demokrat Xhelal Mziu, lidhur me gjendjen në Njësinë Administrative Kalaja e Dodës.
Në ditën e turizmit, shkruan ai, një grup rilindësish shkojnë për drekë në Kalanë e Dodës, por a shërben kjo ?
Asnjë investim, asnjë subvencionim…Asnjë !
Ja postimi :
📍Kalaja e Dodës njësia administrative Dibër e lënë në harresë nga Rilindja në këto 10 vite!
🔹️Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës nacionale Dibër – Kukës në kohën e PD, bëri të mundur që të mos ç’popullohej Kalaja e Dodës, por sot është braktisur pothuajse!
🔸️Ka 7 vite që kanë vendosur një tabelë “Radomira në 100 fshatrat turistike”, por përveç një segment rruge që duket sikur është bërë para 50 vitesh, asnjë investim nuk është bërë!
📍Në Kalanë e Dodës, nuk është subencionuar turizmi për bujtina, nuk është subvencionuar blektoria dhe produktet e saj, nuk janë asfaltuar rrugët, nuk janë rindërtuar shkollat, as qendra shëndetësore, as spitali, ndërkohë energjia elektrike është si në mesjetë!
📍Dje, ditën e turizmit një duzinë rilindas shkojnë për të konsumuar një drekë në Kalanë e Dodës, por asnjë investim për të nxitur turizmin në njësinë administrative të Kalasë së Dodës, malit të mrekullueshëm të Korabit dhe perlës së Gramës!



