44-vjeçari që u plagos në rrethana ende të paqarta në Vaun e Dejës nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës. Bëhet e ditur se P. K., 44 vjeç, nga Lezha ka humbur jetën në sallën e operacionit, në spitalin e Shkodrës.
Martin Përgjini është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet si autor i vrasjes së 44-vjeçarit Pjetër Kola nga Lezha.
Policia bën të ditur se është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

