Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në analizën për bilancin e sezonit turistik në vend dhe është shprehu shumë entiziastë për këtë sektor.
Ai ka thënë se ky sezon ka qenë surprizues. Në 6 mujorin e parë janë realizuar mbi 1 miliard lekë të ardhura dhe kanë vizituvendin mbi 5.6 milionë vizitorë.
“Sezoni ka qenë surprizues sa i përket fluksit të të ardhurave për ekonominë. Në 6 mujorin e parë kemi kaluar 1 miliard të ardhura në ekonomi nga turizmi, pothuajse dyfishi i vitit të mëparshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht, kanë qenë 5.6 mln turistë. Është 1.3 mln më shumë se vitin e kaluar. Sidomos një turizëm që ka sjellë shumë vizitorë në disa qytete, duke filluar nga Tirana. Tirana ka pasur një boom turistësh që kanë preferuar Tiranën dhe qëndrimin në Tiranë. Kjo shikohet jo vetëm nga hotelet që kanë qenë plot, por edhe nga numri i apartamenteve që kanë qenë të marra me qira”-tha Rama.

