Mëngjesin e sotëm ngjarje tragjike ka ndodhur në një shkollë në Rusi.
Një person i armatosur ka hyrë në shkollën fillore të qytetit rus të Izhevsk, sipas medieve lokale.
Sulmuesi i veshur me të zeza dyshohet se hyri në shkollën fillore 88 dhe hapi zjarr, duke vrarë të paktën gjashtë nxënës.
Forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen aktualisht në shkollën e cila po evakuohet dhe ka raportime kontradiktore për numrin e të plagosurve.
Nuk ka ende dëshmi kush është autori, pse ka kryer veprën makabre dhe nëse është arrestuar apo jo.


