Giorgia Meloni, lindur në vitin 1977, kur ishte nxënëse vetëm 15 vjeç u antarësua në “frontin e rinisë” të partisë neofashiste MSI, për të dhënë një shenjë kundër terrorit të së majtës ekstreme në ato vite në Itali.
Më vonë ajo drejtoi unionin studentor të ekstremit të djathtë dhe më 2006 u zgjodh deputete në parlamentin italian.
Më 2008 ajo ishte ministrja më e re e Italisë.
Në moshën 31 vjeç ajo drejtoi Ministrinë e Rinisë në qeverinë e Silvio Berlusconit.
Përpara dhjetë vjetësh Giorgia Meloni themeloi partinë “Fratelli d‘Italia”, kryetare e së cilës është që nga viti 2014.
Më 2020 ajo mori edhe kryesinë e grupit të partive europiane “ECR”.
Tashmë Meloni është kryeministre e Italisë…

