Mësohet se një operacion anti drogë i zhvilluar në Gramsh ka vënë në pranga 3 persona.
Policia kishte informacione se një grup prej tre personash do trafikonin lëndë narkotike.
Pas aksionit janë sekuestruar 5 kg kanabis ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tre të arrestuarve.

