Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vorë, në autostradën Durrës-Tiranë. Një makinë është kthyer përmbys, mendohet nga shpejtësia e lartë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga ana e policisë.

