Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Starovë të Beratit.
Bëhet me dije se 68-vjeçari Syrja Hoxha ka qenë duke mbledhur arra së bashku me familjen dhe nga pakujdesia ka rënë nga pema.
Përplasja në tokë duket se ka qenë e fortë mbasi ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Familjarët kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është transportuar me ambulancë drejt Morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore, që do të konfirmojë edhe shkaqet e vdekjes.
Mësohet se familjarët e Hoxhës, por edhe bashkëfshatarë të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, kanë dhënë deponimet e tyre në polici në lidhje me ngjarjen, që i mori jetën 68-vjeçarit.

