NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
    2 days ago
    Nga komunikimi me gazetarët i Kreut të PD, Sali Berisha mbas daljes nga Parlamenti/ Dhunuesi më kryesor në histori është Rama! Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është të krahasosh ditën me natën
    2 days ago
    Kryeministri Rama paralajmëron prindërit e gjimnazistëve dhe studentëve: Ju do të paguani faturën e djegies së Tiranës dhe kjo faturë do iu përndjek gjithë jetën. Nuk ka më bursa…
    5 days ago
    Sulmi i policisë ndaj PD, Berisha: Ramës i dështoi skenari, puthadorët e tij në protestë nuk i ndoqi njeri, jagon e tij në lëvizje e braktisën masivisht
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Më kërkoi Zvicra, por unë doja Shqipërinë!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK
Të tjera
“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve
Kryesore
Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
Kryesore Politikë
Nga komunikimi me gazetarët i Kreut të PD, Sali Berisha mbas daljes nga Parlamenti/ Dhunuesi më kryesor në histori është Rama! Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është të krahasosh ditën me natën
Kryesore Politikë
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masa disiplinore ndaj 20 deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë seancës plenare të 22 tetorit në Kuvend.
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Më kërkoi Zvicra, por unë doja Shqipërinë!

Neutrale
Last updated: 2022/09/23 at 4:37 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

“Ata në Zvicër janë sjellë shumë mirë me mua. Kam pasur shanse të mëdha të luaja, por jam menduar mirë dhe kam ecur me shprehjen që vendi i huaj nuk bëhet kurrë i yti. Më ka thirrur gjaku shqiptar.” E gjithë Shqipëria dhe jo vetëm, krenohet me Berat Gjimshitin, djaloshin e lindur në Preshevë e që po kalon momente të shkëlqyera, duke u lakuar shpesh si një nga mbrojtësit më të mirë në Europë.

Në të njëjtin vend ka ardhur në jetë një tjetër talent, kësaj radhe në futbollin e femrave. Ajo quhet Mimoza Hamidi, shqiptarja që është rritur në Zvicër, por e lindur në Preshevë në vitin 1998. Shpesh e krahasojnë me Gjimshitin, e kjo lidhet me faktin se të dy i përkasin së njëjtës vendlindje, ndërsa në pozicione loje janë të ndryshëm.
Ai një mbrojtës, e Mimoza një sulmuese. E fortë, e patrembur, e guximshme… fiks një shqiptare.

Edhe pse ka shkuar që e vogël në Zvicër, sërish i është dashur të përballet me idenë se futbolli nuk mund të luhej nga ajo, pasi ishte vajzë. Kur prindërit e saj regjistruan të vëllanë në një klub futbolli, ajo shkonte së bashku me ta dhe e ndiqte në fundjavë. Pas disa kohësh, shprehu dëshirën për ta provuar edhe ajo, por i ati ishte kundër. E megjithatë, aq e vogël sa ishte, ajo nuk hoqi dorë, por këmbënguli që të luante. E provoi rreth një javë dhe më pas u regjistrua në po të njëjtin klub, ku stërvitej vetëm me djemtë. “Im vëlla është më i vogël se unë. Kur ishte 5 vjeç, prindërit e regjistruan në një klub futbolli. Kishin dëshirë ta shihnin në fushën e blertë dhe të bëhej një futbollist i madh. Mbaj mend që shkonim çdo fundjavë dhe e shikonim dhe unë ëndërroja shpesh të isha pjesë e lojës. Mënyra se si stërviteshin, si luanin.. Ata ishin fëmijë, ashtu sikurse edhe unë. Një ditë i thashë prindërve të mi se edhe unë dëshiroja të luaja futboll. Babi ishte kundër, pasi thonte se futbolli nuk është për vajzat dhe duhet të ndiqja shkollën. Por më pas, iu mbush mendja, pasi e pa që edhe pse isha fëmijë, kërkesa ime ishte shumë serioze. Ndërsa mamin e kisha në krah dhe i thonte gjithmonë tim eti që ta provoja. Kishte bindjen se ishte diçka që do më kalonte me moshën. Nisa të stërvitem me vëllanë në klubin ku ai stërvitej për rreth një vit. Tani i kam mbështetësit më të mëdhenj në jetë.”

Nga një kërkesë fëmijësh, futbolli u kthye në një çështje serioze për Mimozën, e cila nuk e mendonte se do ta shihte ndryshe futbollin kur të rritej edhe pak. Në një kamp të ekipit të Young Boys, ku e kishin regjistruar prindërit, nga të gjitha lojërat, pa dyshim ajo ndiqte më shumë futbollin. Për fat të mirë, një ditë aty rastis të ishte edhe një trajnere këtij klubi, e cila u interesua për këtë talent të vogël shqiptar. “Një vit, pasi mbarova shkollën, prindërit më regjistruan në një kamp të ekipit të Young Boys, që mos të rrija në shtëpi, por të angazhoheshadhe të ishim më sociale. Nga të gjitha lojërat që bënim aty, mua më tërhiqte gjithmonë topi i futbollit. “Më thërriste”. Një ditë, ndodhi që aty ishte edhe një trajnere e Young Boys-ave, që më pa se si luaja. Ajo pati interes dhe më ftoi të bëhesha pjesë e ekipit. Jam futur në ekipet e grupmoshave të kësaj skuadre dhe kam qëndruar për një kohë të gjatë, derisa pata ftesë nga ekipi i madh i Young Boys dhe kalova aty.”

Skuadra e Young Boys ka qenë një shkollë më vete për të. Nga një skuadër periferike, në një ekip me emër, e më pas kalimi te Zyrihu, ku për fat të keq, nuk pati shumë minuta në dispozicion. “Young Boys ka qenë dhe do të mbetet shkolla më e mirë ku kam kaluar. Eksperiencë e paharrueshme. Aty i kam mësuar të gjitha, aty jam rritur. Pastaj kam qëndruar thuajse një vit pushim. U shkëputa nga futbolli. Më pas kalova tek ekipi i Zyrihut, ku nuk m’u dha shumë mundësi për të luajtur. Tashmë jam pjesë e ekipit të Bazelit, një ekip me emër të madh dhe shpresoj të bëj mirë. Eksperiencë e re!”

Një vit shkëputje nga futbolli. Shkolla, puna, futbolli. Pasioni dhe detyrat. Në një moment, Mimoza duket sikur u lodh dhe vendosi të hiqte dorë nga pasioni, për t’i lënë më tepër hapësirë shkollës dhe punës. Arriti të diplomohej në Fakultetin e Ekonomisë, por mendjen e kishte te futbolli. “Ka qenë një periudhë që vendosa të shkëputem nga futbolli. Vendosa ta lë. Ka qenë një kohë ku lodhesha shumë. Isha në shkollë, isha në punë, luaja futboll. Por kuptova pas 2-3 muajsh kuptova se nuk rrija dot pa luajtur, por sërish vendosa t’i qëndroja fjalës që i kisha dhënë vetes. Derisa kalova tek ekipi i Zyrihut. Aty u duk sikur nisi sërish jeta ime në futboll. Por ia kam dalë, kam përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë dhe aktualisht jam në punë dhe luaj futboll.”

Kur ka qenë më e vogël, i është dukur intriguese Kombëtarja e Zvicrës. Në rrëfimin e saj për fshf.org, ajo tregon se ka qenë pjesë e disa seleksionimeve të zhvilluara nga përfaqësuesja zvicerane si dhe ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të moshave. Kur në 2017, Kombëtarja shqiptare e ftoi të ishte pjesë e ekipit kuqezi, ajo nuk pranoi në mënyrë direkte. Ishte mes dy zgjedhjeve, vendi ku kishte lindur, apo vendi ku ishte rritur. “Kam qenë pjesë e disa seleksionimeve si dhe e ekipeve zinxhir të moshave. Kur më erdhi ftesa nga Shqipëria dhe më kërkuan të bëhesha pjesë e Kombëtares, nuk isha gati. Isha mes një dileme të madhe, pasi thuajse në të njëjtën kohë më erdhi edhe ftesa nga Zvicra. Por kur duhet të vendosja, kam thënë Shqipërinë dhe nuk e kam diskutuar më. Ata në Zvicër janë sjellë shumë mirë me mua. Kam pasur shanse të mëdha të luaja, por jam menduar mirë dhe kam ecur me shprehjen që vendi i huaj nuk bëhet kurrë i yti. Më ka thirrur gjaku shqiptar. E kam ndjerë veten shumë mirë aty, por nuk është e njëjta gjë.”

Grumbullimi i parë me Kombëtaren i ka shërbyer të “vulosë” vendimin e saj për të qenë pjesë e ekipit të drejtuar nga Armir Grima. “Grumbullimi i parë ka qenë në kuadër të ndeshjes që kishim kundër Malit të Zi. Nuk di ta shpreh aq mirë me fjalë ndjenjën që kam përjetuar, por ka qenë e veçantë. Më kanë pritur shumë mirë, më kanë afruar të gjitha vajzat e ekipit si edhe stafi. Në këtë grumbullim kam kuptuar që nuk do të mund të kisha bërë zgjedhje më të saktë në jetë.”

Pavarësisht se është rritur në Zvicër, ajo mbetet një tifoze e përjetshme e Shqipërisë, ndërsa shprehet se fanella e Kombëtares është e rëndë, por ajo po mundohet ta mbajë sa më lart. “Kam qenë gjithmonë tifoze e Shqipërisë, që prej momentit kur kam filluar të luaj futboll. Jo vetëm unë, por të gjithë si familje. Vjen ndoshta edhe nga fakti se jemi shumë patriotë. Edhe kur e vesh fanellën kuqezi, e kuptoj rëndësinë që ka. Është e rëndë për mua, por mundohem që ta mbaj sa më lart dhe uroj të shënoj sa më shumë gola.

Për Mimozën, futbolli nuk ka diferenca. Prindërit e saj gjithashtu janë ndërgjegjësuar dhe janë të lumtur që të dy fëmijët janë pjesë e sportit. “Sot është bërë normale që edhe vajzat të merren me futboll. Prindërit duhet të na kuptojnë dhe të na përkrahin e nga ana tjetër ne duhet të luftojmë fort e të mos dorëzohemi. Sot, babi dhe mami janë shumë të lumtur që si unë, ashtu edhe vëllai kemi ndjekur ëndrrat tona..që na kanë çuar drejt jetës së shëndetshme”. Fshf

 

Neutrale September 23, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK
18 hours ago
“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve
20 hours ago
Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
2 days ago
Nga komunikimi me gazetarët i Kreut të PD, Sali Berisha mbas daljes nga Parlamenti/ Dhunuesi më kryesor në histori është Rama! Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është të krahasosh ditën me natën
2 days ago
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masa disiplinore ndaj 20 deputetëve të opozitës, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë seancës plenare të 22 tetorit në Kuvend.
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK

“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve

Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!

Nga komunikimi me gazetarët i Kreut të PD, Sali Berisha mbas daljes nga Parlamenti/ Dhunuesi më kryesor në histori është Rama! Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është të krahasosh ditën me natën

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?