Kryeministri Edi Rama, i pyetur mbrëmë në opinion, në lidhje me dyshimin se PD ka përdorur para ruse për lobim, u përgjigj, se në atë parti janë mbledhur horrat, gagarelët e karafilët që s’kanë as e as atdhe.
Të vetmin terren prorus në vend e gjen në atë parti, tha ai
“Këto fakte gjenden dhe në raportin e shërbimit sekret, janë para ruse është financim rus. Përjashto karafilat, gargarelat dhe horrat e mbledhur në atë parti politike që nuk kanë as fe e as atdhe, ata që kanë marrë para ruse dhe kanë thënë që është shpifje e Ramës dhe Sororsit, për atë e kam fjalën. Përjashto ata dhe nuk ka asnjë terren në Shqipëri Rusia”,-tha Rama.

