Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Çelo Sinani”, ku është përfshirë nga flakët një banesë, duke humbur jetën një e moshuar 80- vjeçare.
Njoftimi:
Më datë 22.09.2022, në rrugën “Çelo Sinani”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. L.
Si pasojë e përhapjes së flakëve, ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë shtetasja V. M., 80 vjeçe.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

