Aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Karinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ku një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.T., banues në Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, drejtues i së cilës ishte shtetasi E.B., banues në Elbasan.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A.T, si dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, dhe pasagjeri i këtij mjeti shtetasi P.N., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor mbërriti menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

