Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali.
Sipas medieve italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të natës, në afërsi të varrezave të Besozzo, në provincën e Varese-s.
I riu është identifikuar si Xhemal Letija, 21 vjeç. Ai po udhëtonte me makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur. Ndonëse ekipi i emerhjencës mbërriti menjëherë në vendngjarje, ai nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve të marra.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit fatal për shqiptarin.

