Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në një takim zv/Presidentin e grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Lorinc Nasca. Berisha shkruan se gjatë takimit është diskutuar për situatën dhe zhvillimet politike në Shqipëri.
Postimi Berishës:
Takim me deputetin, Lorinc Nacsa, zëdhënës në Parlamentin e Hungarisë dhe Zv/President i grupit parlamentar të EPP në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Të dashur miq, me deputetin Lorinc Nacsa, zëdhënës në Parlamentin e Hungarisë, Zv/President i grupit parlamentar të EPP në Asamblene Parlamentare të Këshillit të Europës, pata një takim të frytshëm. Në takim diskutuam gjerësisht mbi situatën dhe zhvillimet dramatike në Shqipëri, përpjekjet e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, në mbrojtje të vlerave të demokracisë në kushtet e vendosjes së monizmit të plote, shtetit njëpartiak të Edi Ramës. Diskutimet ishin të hapura dhe kaluan në mirëkuptim të plotë. #sb

