Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës në lagjen nr 17, ku një grua është përplasur nga një makinë.
Aksidenti është regjistruar pranë shkollës “Qemal Mici”.
E plagosura është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ende nuk konfirmohen emri i zonjës së plagosur dhe as emri i drejtuesit të mjetit.

