Kryeministri Rama sot ka deklarua se pensionistët gjermanë duan të vijnë ne Shqipëri.
Disa prej tyre kanë folur për emisionin “Sot” në “Euronews Albania” ku deklaruan se nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi u tyre, për të ardhur në Shqipëri. Ata shprehen se nuk kanë informacion se ku ndodhet Shqipëria.
“Unë nuk jam i informuar dhe ende nuk e di se ku është Shqipëria. Jam super i kënaqur në Gjermani dhe dua të jetoj vetëm në Gjermani. Unë jam 73 vjeç dhe nuk kam në plan të ndryshoj diçka. E di që gjithçka do të jetë më e shtrenjtë, por marr një pension të mirë dhe kështu nuk e planifikoj largimin”, deklaruan pensionistët.
Të tjerë thonë se e dinë, por theksojnë problematikat që ka vendi ynë.
“E di ku është Shqipëria dhe i di pak problemet që ekzistojnë aty, por shiko, nuk e di nëse do ta besosh apo jo, por jam 82 vjeç dhe kam një eksperiencë të tillë. Nëse të rinjtë duan të shkojnë atje është zgjedhja e tyre, por ne ose unë si gjerman, nuk mund ta imagjinoj”, tha pensionisti.

