Paraditen e sotme është gjendur pa shenja jete një person në kryeqytet.
Policia bën me dije se dyshohet që ai të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 19.09.2022, në rrugën “Him Kolli”, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi G. Gj., 62 vjeç.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

