NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    6 hours ago
    Berisha: Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave.
    3 days ago
    Belind Këlliçi: Skandali i rradhës me Jet Bank dhe Bankën e Shqipërisë!
    1 week ago
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Edhe pse në sekuestro, inceneratorit të Fierit i alokohet i gjithë fondi vjetor 3,1 mln euro deri në gusht
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
Kryesore Politikë
Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar (axhenda)
Të tjera
Belind Këlliçi/ Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!
Të tjera
Irena Beqiraj/ Deputetja Luarasi mes dezinformimit: si e shqetësuar dhe si aktore.
Të tjera
Avokat Ndre Molla/ Dinjitetin njerëzor e cënon vetëm ai që nuk ka asnjë lidhje me moralin njerëzor.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Edhe pse në sekuestro, inceneratorit të Fierit i alokohet i gjithë fondi vjetor 3,1 mln euro deri në gusht

Neutrale
Last updated: 2022/09/19 at 9:48 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Edhe pse në sekuestro, inceneratorit të Fierit i alokohet i gjithë fondi vjetor 3,1 mln euro deri në gusht

Qeveria, praktikisht Ministria e Financave në asnjë rast nuk është treguar korrekte me pagesat e bizneseve e kontraktuara për pune dhe shërbime, si me inceneratorët.

Kompanitë që realisht kryejnë punime me fondet buxhetore përballen me vështirësi për të marrë pagesat në kohë, duke bërë që vit pas viti të gjenerohen miliona euro detyrime buxhetore për pagesa të pakryera të punimeve.

Kompanitë e inceneratorëve që janë nën hetim nga SPAK për abuzime dhe pastrim parash, moszbatim të kontratave, janë nga të paktat ndaj të cilave respektohet grafiku rigoroz i pagesave dhe që marrin pagesa të rregullta edhe pa zhvilluar asnjë punim.

Të dhënat zyrtare nga dega e thesarit në Ministrinë e Financave, na tregojnë se, për inceneratorin e Fierit pagesat vjetore të parashikuara nga buxheti ishin në vlerën e 376,4 milionë lekë, të cilat janë alokuar tërësisht që në fund të muajit gusht.

Ndërkohë që të gjitha fondet ndaj inceneratorit janë shlyer që në muajt e parë të vitit, për investimet e tjera kapitale janë realizuar deri në fund të 8 mujorit jo më shumë 40 për qind e fondeve të programuara dhe aktualisht janë rreth 130 milionë euro detyrime të prapambetura në llogarinë e qeverisë.

Për gjysmën e parë të këtij viti pagesat për Inceneratorin e Tiranës dhe Fierit arritën 7 milionë euro, sipas të dhënave nga thesari në Ministrinë e Financave.

Të dhëna më të detajuara për pagesat nga “Open Data Albania”, tregojnë se inceneratori i Fierit ka marrë tre pagesat e fundit në një ditë me datë 1 gusht. Me 1 gusht janë paguar rreth 190 milionë lekë me tre fatura me vlerë 62,7 milionë lekë secila.

Për të gjithë vitin 2022 inceneratori i Fierit mori 6 pagesa me vlera të njëjta 62.7 milionë lekë secila (total 376 milionë lekë), nga të cilat 3 fatura u paguan me 30 maj nga thesari i shtetit dhe tre të tjera u kryen me datën 1 gusht të këtij viti.

Kompania tjetër  Integrated Energy BV SPV e inceneratorit të Tiranës, vetëm gjatë 6 muajve të parë 2022 kompania Integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës ka përfituar nga buxheti i shtetit mbi 400 milionë lekë (3.3 milionë euro), sipas Open Data Albania (ky incenerator nuk raportohet te investimet kapitale, por te shpenzimet korente). Sipas të dhënave nga Ministria e Financave nga viti 2018 deri në qershor 2022 buxheti i shtetit ka bërë pagesa 4,9 miliardë lekë (40.7 mln euro) ndaj kompanisë Integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit te Tiranës.

Pagesat progresive për 3 kontratat koncesionare të inceneratorëve deri në fund të vitit 2021 arritën në 10.6 miliardë lekë, ose 86 milionë euro.

Pagesat u dhanë gjatë viteve 2015 -2021 që kur nisi zbatimi i kontratës së parë koncesionare në Bashkinë e Elbasanit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Projektet, dy prej të cilave të cilat janë në hetim nga SPAK për shpërdorim të parave publike nëpërmjet disa formave të abuzimit, renditen në krye të listës së investimeve nga Ministria e Financave në vitet e fundit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK) në një nga deklaratat zyrtare mbi hetimin ka njoftuar se, nga hetimet për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit. janë gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesionet e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënien e pagesave për punime që nuk janë kryer. Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre.

Më herët Aigest Milo, partner ekzekutiv në kompaninë ligjore “KALO & ASSOCIATES”, tha për “Monitor” se ndërprerja e pagesave te këto projekte lidhet ngushtë me plotësimin e detyrimeve kontraktore të koncesionarit, që duhet të dalë fillimisht nga hetimi administrativ nga Ministria e Mjedisit dhe Financave dhe vendimi i gjykatës për të konfirmuar hetimet e nisura.

“Në mënyrë që të arrijmë te ndërprerja e pagesave, duhet që vetë kontratat të përfundohen. Por, që kjo të realizohet, duhet pikësëpari të kemi një hetim administrativ të vetë institucioneve kontraktore, në mënyrë që të evidentohen të gjitha shkeljet kontraktore të koncesionarit. Kjo do t’i shërbente jo vetëm transparencës ndaj kësaj çështjeje, por mbi të gjitha do të shmangte një rrezik potencial nga ndonjë vendim jo në favor të gjykatave (të arbitrazhit dhe/ose vendase).
Monitor.al

TAGGED: Lajme
Neutrale September 19, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
6 hours ago
Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar (axhenda)
9 hours ago
Belind Këlliçi/ Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!
10 hours ago
Irena Beqiraj/ Deputetja Luarasi mes dezinformimit: si e shqetësuar dhe si aktore.
10 hours ago
Avokat Ndre Molla/ Dinjitetin njerëzor e cënon vetëm ai që nuk ka asnjë lidhje me moralin njerëzor.
16 hours ago

Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së

Vendimi/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar (axhenda)

Belind Këlliçi/ Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama!

Irena Beqiraj/ Deputetja Luarasi mes dezinformimit: si e shqetësuar dhe si aktore.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?