Mësohet se grupi parlamentar i partisë Socialiste do të mblidhet ditën e sotme në kryesinë e kuvendit në orën 10:00.
Në mbledhje do të diskutohet lidhur për kalendarin e aktivitetit të parlamentit, por edhe për iniciativat e ndërmarra nga deputetët socialistë për sa i takon autoritetit të dosjeve për ish spiunët e Sigurimit të Shtetit.
Një tjetër pikë që mendohet se është objekt i mbledhjes ka të bëjë me një tjetër iniciativë, por paraqitur nga deputetë të djathtë për dekomunistizimin e administratës së lartë dhe përfaqësimit në organet kushtetuese.

