Romeo Berberi, është personi që ka mbërritur pak minuta më parë i plagosur në Spitalin e Korçës. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që pranë spitalit të qytetit juglindor ka mbërritur dhe Policia.
Berberi ka shkuar vetë në spital, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri në këmbë. Kjo ngjarje vjen pak minuta pas asaj që ka ndodhur në skajin tjetër të vendit, në Shkodër, ku një djalë i ri raportohet se është qëlluar për vdekje me armë.

