Mbas përfundimit të bashkëbisedimit që kreu i PD-së, Sali Berisha, bëri me bashkëatdhetarët në Itali, ka reaguar me një falënderim dhe mirënjohje Indrit Hoxha, sekretar për diasporën dhe emigracionin në selinë blu.
Hoxha është dhe organizatori i këtij aktiviteti të rëndësishëm.
Ja postimi i tij:
I nderuar Profesor Doktor, Sali Berisha, të nderuar bashkëatdhetarë, ju falenderojmë nga zemra që i’u bashkuat këtij bashkebisedimi. Prania juaj na nderon. Prania juaj në këtë bisede virtuale risjell shpresën te çdo shqiptar, që edhe pse larg atdheut, shqiptarët bashkohen kur Shqipëria është në rrezik. Qëllimi i këtij kuvendimi ka një emërues të përbashkët, largimin e Edi Ramës. Një regjim që po detyron mijëra të rinj të largohen nga vendi, duke lënë pas nënën, babain, motrën e vëllanë. Ndonëse nuk jemi më një vend në periudhë tranzicioni, edhe pse nuk jemi një vend në luftë, të rinjtë shqiptarë, nëna së bashku me fëmijët e tyre marrin rrugët e emigrimit, duke rrezikuar jetën me gomone në det të trazuar pasi qeveria aktuale u ka shkatërruar të ardhmen, ekonominë, endërrt. Ne duhet ti japim fund sa më parë emigracionit absurd që ndodh në vendin që aspiron të bëhet pjesë e familjes së madhe europiane. Shqiptarët duhet të qëndrojnë në vendin e tyre. I vetmi që duhet të largohet është e keqja e shqiptarëve i cili quhet Edi Rama. Ti themi jo më ikjes së trurit, të rikthejmë profesionistët, mjekët, të rinjtë në vendin e tyre. Ti japim diasporës votën e mohuar, ti rikthejmë begatinë vendit tonë të begatë, një toke të bekuar me male, det e fusha, që mund ti mundësojë çdo familje shqiptarëve që ekonomi të qëndrueshme. Një tokë e pasur si asnjë tokë tjetër në rajon apo europë, por që është zaptuar nga një grusht njerëzish, qëllimi i vetëm i së cilëve është të pasurohen vetë dhe të varfërojnë shqiptarët. Një regjimi që merr frym falë krimit të organizuar, mafies dhe drogës. Një kryeministër që qëndron në pushtet jo falë votës së shqiptarëve por personave me precedentë kriminal, ata me lidhje me kartelë famëkeq të vendeve të Amerikës Latine, të cilët kryeministri Rama i sajdis në zyrën e tij. Le të shërbejë ky takim mes Italisë e Tiranës, edhe për të folur për të atdhmen e vendit, për prospektin ekonomik në marrëdhëniet mes dy vendeve, për miqësinë mes tyre, por edhe për qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 25 shtatorit dhe ndryshimit që do të sjell opozita kur të rikthehet në pushtet.
Dhe një herë faleminderit për praninë tuaj në këtë foltore.


