(foto ilustruese)
Banesa e përfshirë nga flakët ndodhet në fshatin Slabinjë të bashkisë së Pogradecit.
Sipas policisë, zjarri ka rënë në banesat e shtetasve A. S. dhe djalit të tij M. S.
Mësohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Njoftimi:
“Më datë 18.09.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Slabinjë, njësia administrative Proptisht, ka rënë zjarr në banesat e shtetasve A. S. dhe djalit të tij M. S. Nga të dhënat e para rezulton se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale”, njofton policia.

