Ministria e Shëndëtësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vend nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga Covid-19. Po ashtu, mësohet se gjatë këtij harku kohor janë regjistruar 43 qytetarë të infektuar nga 335 testime të kryera.
Janë 939 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Sakaq, janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,911 që nga fillimi i epidemisë.

