Mariglend Doçi është një nga 6 vajza dhe djem të shkëlqyer, që garojnë për kryetar të Forumit Rinor të PD-së.
Gazeta jonë nuk ndjek turin e lëvizjes dhe takimeve të tyre, por sot na bëri përshtypje subjekti që trajton Doçi, teksa ka takuar një bashkëmoshatarë në Konispol, duke punuar në fermë…
Ja shënimi i tij në rrjetet sociale:
Këtë fundjavë në turin e takimeve që kisha në qarkun Vlorë me të rinjtë u ndala tek ferma e Gezim Avduli në Shals të Konispolit.
Gëzimi prej vitesh është aktiv i Forumit Rinor të Sarandës dhe kryesisht Konispolit, tek ai gjeta modelin e të riut që dëshiron të zhvillojë fermën e tij për mos tu larguar nga Shqipëria.
Rinia zhvillon bujqësinë!
Ju uroj një të dielë të mbarë miq ✌🏼


