Kështu shkruan deputeti demokrat i Qarkut Dibër,
Xhelal Mziu, në rrjetet sociale.
Mziu bënë një analizë të plotë të këtij fenomeni dhe vë alarmin për shpopullimin e vendit.
Kujtojmë se deputeti demokrat i Dibrës, përherë trajton probleme të prekshme për banorët e qarkut që përfaqëson, por edhe të ekonomisë në përgjithësi.
Duket se këtë herë ai ka goditur “Thembrën e Akilit” me faktet që sjell për arsimin.
Ja postimi i tij:
🔴 Arsimi parauniversitar, me probleme serioze në Shqipëri, ulet në 37% numëri nxënsve, cilësia në rënie, mësues pa arsim, paga minimale! Emigracioni e ka zbehur interesin për të mësuar!
Problemi i parë:
👉Rënia e numërit të nxënësve në këtë vit të ri akademik në raport me vitet e kaluara!
Numëri i nxënësve në 10 vitet e fundit 2013-2022 ka rënë me 38%!
Numëri i nxënsëve në klasën e parë është ulur ndjeshëm dhe ka thyer rekord, theksoj se rreth 15 vite më parë në klasën e parë u regjistruan plotë 77 mijë nxënës, ndërsa këtë vit vetëm 29 mijë nxënës, pra është ulur në vetëm 37% të asaj periudhe!
Problemi dytë:
👉Numëri i mësuesve nuk ka ndryshuar, pra është ulur ndjeshëm raporti nxënës/mësues, por nuk është shoqëruar me cilësi, me nxënës ekselent më shumë, përkundrazi më pak, kjo sipas shifrave zyrtare! Mesataria e nxënsëve në vitin 2022 ishte në rënie!
Problemi i tretë!
👉Niveli i mësuesve është shumë i ulët për disa arsye!
-Niveli i ulët i pagës, ka imponuar emigrimin e mësuesve!
-Mësues që futen në punë politikisht, pa arsim përkatës, ose më sakt patronazhist!
-Ligji I arsimit parauniversitar i jep fuqinë drejtuesit të Institucionit arsimor për emerim apo largim nga puna të mësuesve, kjo kompetencë nuk ushtrohet nga drejtuesi por me urdhër poltik!
-Mungesa e drejtuesve të certifikuar mban peng institucionet arsimore në duar të politikes dhe larg mirëfunksionimit!
-Te gjithë arsimtarët presin nga qokat politike ose korruptive që bëjnë ZVA, DRAP, DPAP dhe MAS “në emër të ligjit” që nuk zbatohet askund!
-Shumica e mësuesve dhe pse me kualifikim dhe vjetërsi mbahen me kontratë, madje kontratat akoma nuk janë lidhur, nuk zhvillohet mësim dhe pse ka filluar shkolla!
-Drejtorët i lënë të komanduar politikisht, nuk i emërojnë defenitiv sepse cënon interesin e Drejtorive rajonale të arsimit dhe rilindjes!
Problemi i katërt!
👉Kemi shkolla pa standarte sidomos në zonën veriore të Shqipërisë, nuk ka laboratore, nuk zhvillohen orët e plota për munges ambienti, laboratori, ngrohje, kondicionimi, etj
Nuk zhvillohen 3 orët e edukimit fizik, për shkak të mungesës totale të ambienteve, por s’ka as mësues të profilit, por përdoren si orë plotësuese për mësues të profileve të ndryshëm!
👉Është rritur numëri nxënsëve braktisës për shkak të mbylljes së shkollave në zonat rurale, nuk ka mjete transporti, është rritur braktisja dhe për shkak të punës që bëjnë minorenët për të siguruar bukën e gojës!
👉Një tjetër skandal nisma “Bëjmë detyrat e shtëpisë në shkolle” një dështim, nuk ka ambiente shtesë, nuk ka kushte në ambjentet dhe infrastrukturë IT etj.
👉Emigracioni e ka zbehur interesin për të frekuentuar dhe për të mësuar, pasi nuk e shikojnë prespektivën këtu!


