Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 59-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 25 vjeçe.
Në njoftimin për mediat, policia bën me dije se efektivët e komisariatit nr. 2 kanë vënë në pranga 59-vjeçarin me inicialet F. M.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: F. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 25 vjeçe”

