President amerikan Joe Biden është në mesin e rreth 500 krerëve të shteteve dhe personaliteteve të huaja që vijnë në Londër për të përcjellë Mbretëreshën Elizabeth në banesën e përjetshme.
Grumbullim i tillë i liderëve botërorë nuk është parë në dekada dhe do të shfrytëzohet mbase edhe për ndonjë mesazh tej rastit.

