Një grua është arrestuar në ishullin Naxos për ushtrim dhune në familje pasi ka rrahur bashëkortin me fshesë, me bishtin e saj në fakt.
Sipas mediave greke, në një fshat në ishullin Naxos, konflikti i ashpër mes bashkëshortëve ka nisur në orët e para të së shtunës dhe ka përfunduar me dhunë fizike ndaj burrit.
Burri u paraqit në stacionin e policisë dhe e paditi gruan për dhunë fizike e plagosje me sende të forta si shkop fshese dhe një kabllo elektrike.
Kaq ka mjaftuar që gruaja të arrestohet po mëngjesin e sotëm.
Pas përfundimit të procedurave, ajo me urdhër të prokurorit është liruar.

