Sigurisht që ishte një përkeqësim i mëtejshëm i asaj që ndodhi – shpjegon Ramona Magno, drejtuese e sektorit të thatësirës Cnr -. Po flasim për një fenomen ekstrem: 400 milimetra të rënë në gjashtë orë, një maksimum prej 90 milimetra në një orë, shkruajnë mediat italiane.
Kjo në vetvete është tashmë një sasi uji që mezi absorbohet në kushte normale.
Përveç kësaj, ne vijmë nga një periudhë thatësire që zgjati disa muaj në Marche.
Toka është bërë veçanërisht e thatë, më kompakte se normalja. Pra thithja e shiut në këto raste bëhet e ndërlikuar, e vështirë, e gjatë. Për të përfunduar, pra: thatësira ka përkeqësuar më tej efektet e kësaj ngjarjeje”. A është e vështirë të parashikohen këto fenomene ekstreme?
“Le të themi se do të jetë sfida e madhe e së ardhmes – thekson Mattia Gussoni, meteorolog i faqes IlMeteo.it -. Është e qartë për të gjithë se ne po shohim një frekuencë gjithnjë e në rritje të këtyre ngjarjeve ndaj duhet t’ju paraprijmë.

