Njoftimin e bën ministri i mbrojtjes Niko Peleshi në faqen e tij “Facebook”.
Ja shënimi:
Master në Siguri Kibernetike – Mundësi fantastike për vijimin e studimeve universitare në një nga fushat më prestigjoze dhe më të lakmuara të momentit.
Akademia e Forcave të Armatosura çel programin e ciklit të dytë të studimeve master profesional Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes (Cyber Defence), për vitin akademik 2022-2023.


