Përse Kryeministri Rama, po flet shpesh për çështjen Martinaj? Ngjan si zëdhënës sikleti. Madje e ka me ngut.
Interesi i Ramës janë bastet sportive apo jeta e njeriut.?!
E aktorit më të fortë në këtë treg, kur lojërat e fatit ishin hapur ligjërisht.
Njeriu që kishte ligjërisht të punësuar 16.000 persona.
Ai tha se e kemi një përgjigje. E paska. Apo ua ka bërë gati. ?!
Po KM informohet!
Martinaj sipas lajmeve të shpeshta në këto vite është perplasur në këtë biznes bastesh me
miqtë e Tahirit???
Vëllanë e Xhafës ???
Vëllanë e Ramës????
A ka bërë përpjekje Rama të kontrollojë këtë biznes, përpara se të rinisë debatin e rihapjes??
Ai e ka nje pergjigje. E di ndodhinë. Dikush ia ka nxjerrë siklet-sekretin ndoshta.
Mirë fort
Kush ia ka dhënë dhe si ia kanë dhënë?!
Drejtori mëparshëm i policisë Gledis Nano është bashkëbiseduesi më kohëgjatë me policin Jeton Lami shoqëruesi i fundit i Martinajt.
Ato dy orë mes të akuzuarit dhe drejtorit mund të kenë prodhuar informacione djegëse për Ramën dhe oborrtarët.
Ministri Çuçi dhe kryeministri kërkuan Nanos të dorëhiqej. Ai nuk pranoi. Amerikanët e Tiranës, i kërkuan të mos pranonte dorëheqjen.
KM ka kërkuar me një leksik të dhunshëm dorëheqjen dhe më pas ka urdhëruar shkarkimin.
Nano nuk ka pranuar, por, shkarkimi ka ardhur të nesërmen.
Në ditën e emërimit të drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, KM kërkoi nga policia ta shpallnin ose të vdekur Martinajn, ose të gjallë në burg!
Kur policia dhe ortakët e saj të Mafias përfshihen në një ngjarje dihet angazhini i eprorëve dhe qeverisë për të manipuluar atë
Rasti Klodian Rashës është tregues unik. Rama dhe Veliaj shkuan disa herë në banesën e viktimës dhe ofruan gjithçka për të minimizuar reagimin. Shitblenë gjithçka. Gënjyen pafund
Rasti vrasjes së Pjerin Xhuvanit është tjetër marrëzi policore qeveritare.
Ard Veliu dhe prokurori Alfred Shehu gënjyen publikisht në krah të njeri tjetrit.
Historia dihet si vijoi. Të dy shkuan me ngritje, njeri zv ministër, tjetri në SPAK.
Rikthimi Ard Veliut në krye të mbikqyrjes policore është dëshmi e hallit qeveritar për kontroll milimetrik të çdo ngjarje.
Policia ka dhënë pistën e rrëmbimit, si një ndër hipotezat kryesore, sipas vendimit të gjykatës për masën e sigurisë së oficerit Lami.
A e ka mbajtur Rama me ndikimin e tij, këtë histori larg SPAK për të ngadalësuar në kohë dhe cilësi teknike hetimin?!?!
Meqë Rama ka përgjigjen duhet të dije kush e ka rrëmbyer?!?!
Nuk tha e di policia, ata dhe kryesisht Prokuroria, do thonë çfarë kanë mësuar me prova. Pohoi se ne e dimë!!!
Subkoshienca e Ramës hapi një shteg tjetër.
Nga publikimet e deritanishme .edistike, Martinaj ka Durrësin adresën e fundit për të cilën policia ka marrë dijeni.
Po më tej??!
Rama në Durrës ka Gjushin kumbar punësh.
Po Gjushi me kë punon kur i duhen mbaruar punë të sikletshme!?!
Pyetja ku Rama do të përgjigjet, sipas deklarimeve të tij është:
Ervis Martinaj është gjallë apo ka vdekur?!?!

