Një makinë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Topana” të Vlorës.
Sipas informacioneve, makina tip “Fiat Croma” është në pronësi të shtetasit P.M.
Mësohet se automjet që është përfshirë nga flakët ka qenë i parkuar.
Ende nuk janë zbardhur shkaqet e djegies së makinës.

