(Shqip nga Kastriot Fetahu)
Na ishte një herë një fermer i vjetër, i cili punonte në fermën e tij prej shumë vitesh.
Një ditë harroi derën e sallës hapur dhe kali i tij më i mirë doli nga stalla dhe u largua nga zona, për të mos u gjendur më.
Me të marrë vesh lajmin, erdhën fqinjët dhe i thanë fermerit: “Na vjen keq që humbe kalin më të mirë. Shumë fat i keq!” Fermeri u përgjigj: “Ndoshta, do ta shohim”.
Mëngjesin e ditës tjetër kali i tij fatmirësisht e rigjeti rrugën dhe u kthye në fermë, duke sjellë me vete edhe një tufe kuajsh të egër. “Çfarë fati i mirë!” u shprehën fqinjët e fermerit, me të mësuar lajmin. “Ndoshta, do ta shohim” u përgjigj fermeri plak.
Ditën tjetër, djali i tij po përpiqej te zbuste tufën e kuajve të egër, në mënyrë që ti përdornin për punë në fermë.
Në një moment njeri prej tyre e goditi djalin, ai u rrëzua dhe theu këmbën.
Me të mësuar lajmin, fqinjët erdhën përsëri dhe shprehën keqardhjen e tyre për fatin e keq të fermerit. “Ndoshta, do ta shohim”, u shpreh fermeri i vjetër.
Pas dy ditësh, disa oficerë ushtarak erdhën në fshat për të marrë të gjithë djemtë e fshatit që ishin në formë të mirë fizike, pasi ishte lëshuar urdhëri për detyrim paraqitje në ushtri nga presidenti.
Duke parë djalin e fermerit me këmbën e thyer, ata nuk e morën ate pasi ai nuk ishte në gjendje të shërbente në ushtri.
Me të marrë vesh këtë lajm, fqinjët erdhën përsëri te fermeri dhe e përgëzuan për fatin e mirë të fermerit që i kishte kursyer djalin e tij pa ja nisur në luftë.
Përgëzimeve të fqinjëve, fermeri ju përgjigj: “Ndoshta, do ta shohim”.
————————————————
Morali: Kur diçka nuk shkon ashtu siç e kishe menduar, jo gjithmonë do të thotë që gjërat po marrin drejtimin e gabuar.
Jeta ka gjithmonë dy anë të medaljes.

