Ja vetëprezantimi i tij:
Unë jam Mariglend Doçi, kam lindur më 7 korrik 1995, në Mamurras, dhe pse prejardhja e të parëve të mi është nga Macukull-Mat.
U rrita në një familje me kontribut të madh për demokracinë në Shqipëri, ku me skalitën në moshë fare të vogël dashurinë për Partinë Demokratike dhe mbi të gjitha dashurinë për vendin tim.
Duke u rritur e duke u shkolluar, njëherazi edhe duke qene pjese e pandare e familjes demokrate e duke dhënë gjithmonë atë që e mendoj më të vyerën, atdhedashurinë time, patriotizmin tim!
Kam refuzuar mundësi pafund për tu larguar nga Shqipëria, sepse kisha frikë se po të ikja nuk do të kthehesha dot më, dhe vetëm duke e menduar jetën larg Shqipërisë, më vret shumë dhe ndihem keq. Ndaj zgjodha të arsimohem këtu, të jem një qytetar aktiv këtu, dhe të bëj gjithçka mundem këtu, në Shqipëri, për Shqipërinë.
Kam mbaruar studimet bachelor për Shkenca politike-administrative dhe master shkencor për Administratë publike.
Kam punuar në bashkinë e qytetit të Lezhës, në zyrën e kulturës.
Kam patur eksperienca menaxheriale të cilat kanë rezultuar të suksesshme, si menaxher i “Elite Group”, Palasë,etj etj.
Së fundmi angazhohem në fushën e biznesit familjar.
Angazhimi im politik ka nisur që në moshë të vogël, ku kam marrë pjesë kudo dhe kurdo në çdo aktivitet politik të qarkut tim, por edhe në qytetin e Tiranës.
Në vitin 2016 jam zgjedhur kryetar i FRPD Mamurras.
Në vitin 2019 zgjidhem anëtar i kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike së Shqipërisë.
Së fundmi jam i zgjedhur edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH-së.
Në qoftë se do të më duhej të listoja të gjithë aktivitetin tim politik, nuk do të mjaftonte një letër e shkurtër jetëshkrimi. Por do doja të përmendja vetëm disa prej tyre si:
-Mbrojtja e kufirit detar
-Open Ballkan
-Aleanca për mbrojtjen e Butrintit etj…
Të gjitha këto, vetëm më bejnë që të punoj akoma me shumë për familjen time të madhe , Partinë Demokratike.
Kauzat e saj kanë qene gjithmonë kauzat e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve!
Së fundmi angazhohem me kandidaturën time, për kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të cilin nuk e synoj as për post partiak e as për karrige qeveritare, por për ta kthyer forumin në shtëpizën e dytë brenda PD-së, ku të rinjtë të gjejnë hapsirat dhe mundësitë e munguara!
Unë jam një i ri si ata, vetëm kërkoj një mundësi si ata, për të bërë akoma më shumë, dhe vetëm për ata…për të rinjtë e Shqipërisë, të cilët do ta kene gjithmonë një mundësi dhe një derë të hapur në forumin tonë!
FORUMI NA BASHKON!
….një mundësi për të gjithë! ✌️

