“Është kënaqësi që të takohemi sot pikërisht vetëm pak muaj që na ndajnë nga rikthimi i bashkive në duart e qytetarëve të Shqipërisë dhe nga rikthimi i Bashkisë së Tiranës në dorën e qytetarëve të Tiranës. Edhe pak muaj për t’i dhënë fund marrëzisë së Lulushit që i fali gjithë bashkitë dhe këshillat e Shqipërisë Edi Ramës.
Nuk është thjesht problemi i parave, ishin ruse nuk ishin ruse atë ta zgjidhin amerikanët dhe ta sqarojë dhe PD që është cenuar padrejtësisht nga një veprim i tillë se është një parti properëndimore dhe kombëtare. Problemi është se u përdor kjo aferë për të krijuar modelin rus të qeverisë dhe kapjes së shtetit siç është sot, modeli i Edi Ramës.
U përdor një aferë për të provokuar opozitën për t’ia lënë parlamentin dhe institucionet e pavarura Edi Ramës. Ishte pikërisht kjo aferë që ia fali të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiakë Edi Ramës që të bëjë si i do qejfi në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. E pra, kjo kohë përfundoi, ndaj Edi Ramës i është futur frika në palcë”, u shpreh Ilir Meta.

