Kështu ka deklaruar në seancën e sotme plenare zv/kryeministrja Belinda Ballaku.
Ajo tha se Shqipëria do të mbështesë shtresat në nevojë për energjinë elektrike me 22 milionë e 205 mijë euro.
Gjatë fjalës në parlament, Balluku tha se vendit jonë renditet i pari dhe Bosnjë-Hercegovina, Serbia, e Kosova mbas nesh.
“Shqipëria jep suport financiar, për familjet në nevojë për energjinë elektrike, në shifrën 22 milionë e 205 mijë euro. Vendi i dytë pas Shqipërisë është Bosnja Hercegovina me 12 milionë e 323 mijë euro. Serbia jep mbështetje 9 milion e 762 mijë euro ndërsa Kosova jep mbështetje 4.5 milionë. Këto janë shifrat për Ballkanin Perëndimor. Republika e Shqipërisë sot dhe viteve që kanë kaluar, i mbështet grupet në nevojë vetëm për energjinë elektrike me mbi 20 milionë euro. Për energjinë duhet të flitet vetëm me shifra“- shprehet Balluku.

