Ky rrëfim pa autor ka vite që qarkullon në rrjetet sociale, por autori mbetet anonim.
Rrëfenja e bukur dhe filozofike, herë vihet në gojën e Bill Gate dhe herë te Elon Musk.
Ja historia:
Disa vite më parë mora pjesë në një konferencë në Shtetet e Bashkuara mbi investimet dhe financat. Një nga folësit ishte Bill Gates dhe gjatë fazës së pyetjeve dhe përgjigjeve i bëra një pyetje që i bëri të gjithë të qeshnin…, nëse Ai, njeriu më i pasur në botë mund ta lejonte vajzën e tij të martohej me një burrë të varfër ose modest!? Përgjigja e tij që menjëherë ndryshoi diçka tek unë.., ishte si vijon:
Së pari, kuptoni se pasuri nuk do të thotë vetëm të kesh një llogari bankare të plotë. Pasuria është para së gjithash aftësia për të krijuar pasuri.
Shembull: Dikush që fiton llotarinë ose lojërat e fatit…, edhe nëse fiton 100 milionë, ai nuk është i pasur. Ai është edhe më tej një i varfër por tash me më shumë para, dhe kjo është arsyeja pse 90% e milionerëve të lotarisë bëhen sërish të varfër pas 5 vitesh.
Por poashtu keni edhe njerëz të pasur që nuk kanë para, shtoi më tutje ai. Shembull, shumica e sipërmarrësve. Ata janë tashmë në rrugën e pasurisë edhe nëse nuk kanë para, sepse po zhvillojnë inteligjencën e tyre financiare dhe kjo është pasuria.
Pyetja tjetër…, sa të ndryshëm janë të pasurit dhe të varfërit!?
E thënë thjesht, shtoi ai.., të pasurit mund të vdesin për t’u pasuruar, ndërsa të varfërit mund të vrasin për t’u pasuruar.
Dy kontraste, dy shembuj të qartë:
– Nëse shihni një të ri që vendos të stërvitet, të mësojë gjëra të reja, që përpiqet të përmirësohet vazhdimisht, dijeni se ai është një njeri i pasur.
– Nëse shihni një djalë të ri që mendon se problemi është shteti dhe që gjen se të pasurit janë të gjithë hajdutë dhe që vazhdimisht kritikojnë, dijeni se ai është një njeri i varfër.
Të pasurit janë të bindur se thjesht kanë nevojë për informacion dhe stërvitje për t’u ngritur…, kurse të varfërit mendojnë se të tjerët duhet t’u japin para për t’u ngritur.
Si përfundim, kur them se vajza ime nuk do të martohet me një të varfër, nuk e kam fjalën për para. E kam fjalën për aftësinë e këtij njeriu për të krijuar pasuri.
Më falni për atë që do të them, por shumica e kriminelëve janë njerëz të varfër. Kur janë para parave, u humbet mendja, kjo është arsyeja pse ata vjedhin, mbajnë në këmbë etj.
Për ta, është një hir, sepse ata nuk e dinë se si mund të fitojnë para vetë.
Marrim një shembull tjetër. Një ditë, një roje banke gjeti një çantë plot me para…, mori çantën dhe u largua për t’ia dhënë menaxherit të bankës.
Dhe njerëzit nuk hezituan ta quajtnë këtë zotëri një idiot, por në realitet ky zotëri ishte thjesht një njeri i pasur që nuk kishte para.
Një vit më vonë, dhe banka i ofroi këtij njeriu një pozicion si recepsionist…, tre vite më vonë ai ishte në krye të klientëve dhe dhjetë vite më vonë, ai drejton menaxhimin rajonal të kësaj banke, ai menaxhon qindra punonjës dhe shpërblimet e tij vjetore tejkalojnë shumën që ai mund të kishte vjedhur me çantën e gjetur plot para..!
Pasuria është para së gjithash një gjendje shpirtërore miku im.

