Ndërron jetë në spitalin e Himarës një turist serb. S.B. ka mbërritur në spital rreth orës 08:00 për ndihmë mjekësore, por ka qenë tepër vonë.
Dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak.
Njoftimi i Policisë
Himarë – Sot, rreth orës 08:00, në spitalin e Himarës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi serb S. B., 63 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

