Një moment i vështirë dhe prekës, kur një Shigjetar Mbretëror shembet ndërsa arkivoli i Mbretëreshës po çohej nga Katedralja e Shën Giles në Edinburg.
Kompania Mbretërore e Shigjetarëve kishte qëndruar jashtë Katedrales në pritje për të marshuar pranë arkivolit të Mbretëreshës, kur një nga anëtarët e saj pati një moment lëkundjeje.
Një nga Shigjetarët në rreshtin e pasmë u lëkund nga njëra anë në tjetrën, përpara se të rrëzohej ndërsa arkivoli i Mbretëreshës po largohej nga St Giles.
Më pas tre Archer të tjerë nxituan në krahun e tij, ndërsa kolegët vazhduan me detyrat e tyre ceremoniale dhe me gajde vazhdonin të luanin ritualin.
Ushtaraku i trullosur, më pas u pa i ulur larg nga sytë pas statujës së Walter Montagu Douglas Scott, shkruan The Daily Mail

