“Kënaqësi të prisja miken time, Ambassador Elsa Håstad in Albania së bashku me stafin e saj, në një ditë të mbushur me aktivitete që prezantuan më së miri dy shtetet tona 🇦🇱🇸🇪”
Kështu shkruan kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia në rrjetet sociale.
Ja postimi i plotë:
Java e kulturës Suedeze në Shkodër!
Kënaqësi të prisja miken time, Ambassador Elsa Håstad in Albania së bashku me stafin e saj, në një ditë të mbushur me aktivitete që prezantuan më së miri dy shtetet tona 🇦🇱🇸🇪
Arti e Kultura, Teknologjia, Partneriteti me Biznesin, Turizmi, ekselenca e prodhimeve dhe bizneseve Suedeze, shoqëria civile dhe forcimi i demokracisë vendore, ishin vetëm disa nga fushat që prezantoi panairi në rrugën muzeale “Kolë Idromeno”. E vijuam me një drekë ku shkëmbyem biseda me fokus thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e prezencës së Suedisë në Shkodër.



