Një 53 vjeçar me probleme të shëndetit mendor i ka dhënë fund jetë në fshatin Larushk të Fushë Krujës. Ai është gjetur i vetëvarur nga familjarët në një kasolle.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.
“Rreth orës 15:40, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, në një kasolle, shtetasi M. M., 53 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Durrësit.

